TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet ekuadoriane kanë zbuluar një strukturë e cila dyshohet se lëshonte viza të parregullta për shtetasit e huaj përfshirë këtu edhe shqiptarë.
Sipas mediave vendase, Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit kreu kontrolle në dy provinca të Ekuadorit ku në total, pesë bastisje u kryen në zonat El Oro dhe Guayas.
Gjithashtu, u zbulua se struktura e supozuar u jepte viza në mënyrë të parregullt shtetasve të huaj, përfshirë edhe shqiptarëve. Prokuroria Publike nuk ka dhënë detaje nëse ka arrestuar të dyshuar në kuadër të hetimeve.
Mediat shkruajnë se shqiptarët kanë pasur një strategji të përbashkët në vendet ku mbërrijnë, përfshirë Ekuadorin, që të tregohen si sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm.
Ata janë të lidhur me kompani, kryesisht bujqësore, për të kamufluar ngarkesat që dërgojnë në Shqipëri, vend nga i cili droga shpërndahet në vendet e tjera evropiane.
Alessandro Ford, një hetues i InsightCrime, thotë në një raport të BBC-së se mafia shqiptare erdhi në Amerikën Latine për të bërë biznesin e tyre, që nga viti 2000.