BOTA, 18 Mars 2023, 08:42

Lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar për Vladimir Putin, presidenti Biden mirëpret vendimin: Ka kryer qartazi krime lufte

Lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar për Vladimir

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mirëpritur lëshimin e një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Ai ka kryer qartazi krime lufte”, tha Biden për gazetarët. ICC akuzon Presidentin Putin për krime lufte në Ukrainë.

Pretendimet fokusohen në deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi që nga nisja e pushtimit në 2022.

Megjithatë ICC nuk ka kompetenca për të arrestuar persona të dyshuar pa bashkëpunimin e qeverisë së një vendi.

Rusia gjithashtu nuk është një vend anëtar i ICC, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje.

Por kjo mund të ndikojë që Putin të mos bëjë dot udhëtime ndërkombëtare.

Ai mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të gjykatës.

Putin është presidenti i tretë ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arresti nga ICC.