BOTA, 5 Shtator 2023, 20:16

Nuk ka më “Indi”? Presidenti i ndryshon emrin dhe e quan atë “Republika e Bharat”, shpërthejnë reagime të forta

Nuk ka më “Indi”? Presidenti i ndryshon emrin dhe e quan

Reagime të forta janë shkaktuar në Indi, pasi qeveria e kryeministrit Narendra Modi përdori termin “Bharat” në një ftesë zyrtare për samitin e G20-ës dërguar nga presidenti i vendit.

Ftesa për darkë e Presidentit Draupadi Murmu për liderët e huaj që marrin pjesë në samit flet për “Presidentin e Bharat”.

Lëvizja vjen mes thashethemeve se qeveria po shqyrton ndryshimin zyrtar të emrit të vendit në ‘Bharat’, por nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar.