BOTA, 12 Gusht 2025, 13:20

Ngjarja tragjike: Burri vret gruan, më pas veten dhe foshnjen tre-muajshe. Ja shkaku

Ngjarja tragjike: Burri vret gruan, më pas veten dhe foshnjen tre-muajshe.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një burrë ka vrarë gruan e tij 34-vjeçare pas një grindjeje mes tyre në banesë.

Pas krimit, ai mori foshnjën tre muajshe dhe u përplas qëllimisht me një automjet tjetër në korsinë e kundërt.

Burri dhe foshnja humbën jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesja e makinës tjetër, një 29-vjeçare dhe fëmija i saj 22-muajsh u plagosën rëndë.

Pas aksidentit, të dy automjetet u sekuestruan dhe rruga u mbyll për disa orë. Një ekspert mjeko-ligjor u thirr në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e përplasjes.