BOTA, 10 Gusht 2025, 20:58

Ukraina e Gaza, kancelari gjerman: Nuk pranojmë që çështjet territoriale mes Rusisë e SHBA të vendosen mbi kokat e europianëve

Ukraina e Gaza, kancelari gjerman: Nuk pranojmë që

Kancelari gjerman tha se solidariteti i Gjermanisë me Izraelin mbetet i pandryshuar pavarësisht vendimit të javës së kaluar për të ndaluar eksportet ushtarake.

Ne një interviste për transmetuesin publik ARD Merz tha se vendimi i qeverisë së tij për të ndaluar dërgesat ishte në përgjigje të njoftimit “surprizë” nga Izraeli “për të përshkallëzuar përsëri konfliktin ushtarak në Rripin e Gazës”.

Ndërkohë, Gjermania nuk mund të pranojë që "çështjet territoriale midis Rusisë dhe Amerikës të diskutohen ose madje të vendosen mbi kokat e europianëve dhe ukrainasve", tha Merz i cili supozon se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të jetë i përfshirë në takim".