TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Marche të Italisë.
Ndërsa kërkimet për gjetjen e 8-vjeçarit Mattia Luconi dhe 56-vjeçares Brunella Chiù, e cila ndodhej në makinë me vajzën e saj, kanë rezultuar të pasuksesshme.
Dhjetëra ekipe të zjarrfikësve janë në punë që nga mbrëmja e së enjtes për gjetjen e të zhdukurve dhe për t’i ardhur në ndihmë familjeve që janë prekur nga përmbytjet.
Aktualisht raportohet për 11 viktima nga përmbytjet. Viktima i fundit është Michele Bomprezzo , 47 vjeç, vëllai i ish-kryebashkiakut të Arcevia, Andrea Bomprezzo.
Ai po ngiste makinën e tij kur nisën përmbytjet dhe i shkaktuan vdekjen. Automjeti i tij ishte nxjerrë nga lumi Misa në Serra dè Conti. Të zhdukur raportohen Mattia, 8 vjeçe dhe Brunella Chiù, 56 vjeçe, e cila ishte në makinë me vajzën e saj.