TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Termocentrali i madh bërthamor i Ukrainës, Zaporizhzhia ka filluar të marrë energji nga rrjeti kombëtar.
Bombardimet në zonë dëmtuan linjat e energjisë elektrike të lidhura me termocentralin.
Termocentrali ka nevojë për energji të jashtme për të ftohur reaktorët e tij dhe për t’u mbrojtur nga rreziku i shkrirjes.
Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së (IAEA) tha se situata në uzinë, e cila është pushtuar nga forcat ruse, është përmirësuar, por e pasigurt.
Një ekip ekspertësh bërthamorë nga IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) udhëtoi në Zaporizhzhia, centrali bërthamor më i madh në Evropë, në fillim të muajit.
Lëvizja erdhi pasi Ukraina dhe komuniteti ndërkombëtar bënë thirrje për një inspektim në termocentral.
Rusia dhe Ukraina fajësuan njëra-tjetrën për bombardimin e objektit në Ukrainën juglindore.
Anëtarët e ekipit raportuan se një nga katër linjat kryesore të jashtme të energjisë të dëmtuara nga bombardimet ishte riparuar, duke lejuar marrjen e energjisë elektrike direkt nga rrjeti kombëtar, shkroi IAEA të shtunën në Twitter.