BOTA, 23 Mars 2023, 09:50

Rritja e moshës së pensionit/ Qytetarët në Francë paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

Rritja e moshës së pensionit/ Qytetarët në Francë

Vala e grevës vazhdon, teksa rrugët në Paris dhe qytete të tjera franceze ngjajnë me një fushëbeteje, por edhe plehrash, pasi punonjësit e pastrimit kanë hequr dorë nga detyrat e tyre.

Protestuesit e kanë quajtur 23 marsin “E Enjtja e Zezë” dhe po përgatiten për një përshkallëzim të ri. Portet, rafineritë, pompat e benzinës, transporti dhe shkollat ​​po hyjnë në grevë pasi masa e Macron për të miratuar reformën me dekret presidencial i ka zemëruar edhe më shumë.

Në të njëjtën kohë, presidenti francez nuk po tërhiqet. Në një intervistë në televizionin francez, Emmanuel Macron tha se një rritje e planifikuar dyvjeçare në moshën e daljes në pension do të miratohej, edhe nëse kjo vjen me një kosto për popullaritetin e tij.

Sipas presidentit francez, reforma e diskutueshme nuk është një luks, por një domosdoshmëri.

Nga ana e tyre sindikatat dhe opozita këmbëngulin për tërheqjen e masave dhe theksojnë se edhe të enjten e zezë do të jenë në krah të protestuesve për ta arritur këtë.