TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkisë së Bordosë iu është vënë flaka gjatë protestave në Francë kundër planit të qeverisë për rritjen e moshës së daljes në pension.
Më shumë se 1 milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, ndërsa 119.000 protestues ishin vetëm në Paris, sipas shifrave nga ministria e brendshme.
Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin.
Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit me dy vite, nga 62 në 64.
Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila përkon me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë.
Mbreti Charles ka planifikuar të udhëtojë drejt qytetit të Bordosë të martën. Ndërsa dera e bashkisë që qytetit u përfshi nga flakët gjatë protestave të së enjtes. Nuk është janë identifikuar ende autorët që vendosën zjarrin.
“Siguria nuk është problem dhe monarku do të mirëpritet”, tha Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin.
Në Paris, pati përleshje të herëpashershme midis policisë dhe protestuesve, të cilët thyen xhamat e dyqaneve dhe sulmuan një restorant, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
“Të demonstrosh është një e drejtë. Dhuna dhe degradimi që kemi dëshmuar sot janë të papranueshme. Gjithë mirënjohja ime për policinë”, shkroi në Twitter kryeministrja e Francës, Élisabeth Borne.