BOTA, 2 Shtator 2023, 19:06

Kërkesa e Danimarkës për të reduktuar stafin e ambasadës ruse, Kremlini: Qëndrim armiqësor

Kërkesa e Danimarkës për të reduktuar stafin e

Kërkesa e Danimarkës që Rusia të reduktojë stafin e ambasadës së saj në Kopenhagë është një tjetër manifestim i “pozicionit armiqësor” të saj, ka pohuar ministria e jashtme e Kremlinit. “Natyrisht, do të nxirren përfundimet e nevojshme,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova, shkruan Sky Neës.

Danimarka, një anëtare e NATO-s, ka vendosur të kufizojë numrin e diplomatëve rusë të lejuar në ambasadën e Kopenhagës në pesë dhe stafin administrativ në 20, duke e detyruar Moskën të shkurtojë stafin e saj.

Ministria e Jashtme e vendit nordik ka thënë se Rusisë do t’i duhet të reduktojë personelin deri më 29 shtator. Në prill 2022, Danimarka iu përgjigj pushtimit rus të Ukrainës duke dëbuar 15 diplomatë rusë.