TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Ankaraja mund të "ndajë rrugët" me Bashkimin Evropian nëse është e nevojshme.
Ai këtë gjë e deklaroi në një konferencë përballë gazetarëve në pyetjen e bërë për përmbajtjen e një raporti të Parlamentit Evropian për Turqinë.
Raporti, i miratuar në fillim të kësaj jave, tha se procesi i pranimit të Turqisë me bllokun 27-anëtarësh nuk mund të rifillojë në rrethanat aktuale dhe bëri thirrje që BE të eksplorojë "një kornizë paralele dhe realiste" për lidhjet e saj me Ankaranë, raporton Reuters.
Turqia ka qenë një kandidat zyrtar për t'u bashkuar me BE për 24 vite, por bisedimet e pranimit kanë ngecur vitet e fundit për shqetësimet e bllokut për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe respektimin e shtetit të së drejtës.
"BE po përpiqet të shkëputet nga Turqia. Ne do të bëjmë vlerësimet tona ndaj këtyre zhvillimeve dhe nëse është e nevojshme, mund të ndahemi me BE-në”, u tha Erdogan gazetarëve përpara një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha në fillim të kësaj jave se raporti i Parlamentit Evropian përmban pretendime dhe paragjykime të pabaza dhe mori një qasje "të cekët dhe jovizionare" ndaj lidhjeve të vendit me BE-në.