BOTA, 10 Korrik 2024, 15:39

Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 12 fëmijë

Aksidentohet autobusi i shkollës, humbin jetën 12 fëmijë

Dymbëdhjetë fëmijë dhe një shofer humbën jetën pas përplasjes së një autobusi me një tjetër automjet në Afrikën e Jugut. Shtatë fëmijë të tjerë u plagosën dhe u dërguan menjëherë në spital.

Autobusi transportonte fëmijë të shkollave fillore, të cilët zakonisht janë të moshës 6 deri në 13 vjeç. Në pamjet e transmetuara nga televizioni, autobusi duket se është shkatërruar nga zjarri. Aksidenti ndodhi rreth 70 kilometra në perëndim të qytetit të Meraphong.

Afrika e Jugut ka një nga rrjetet rrugore më të zhvilluara të kontinentit, por është ndër vendet me performancën më të keqe në sigurinë rrugore.