BOTA, 25 Maj 2022, 14:36

Anëtarësimi në NATO, Suedia i përgjigjet Turqisë: Nuk po financojmë apo armatosim organizatat terroriste

Anëtarësimi në NATO, Suedia i përgjigjet Turqisë: Nuk

“Suedia nuk po financon apo armatos organizatat terroriste”. Kështu deklaruar kryeministrja Magdalena Andersson, në përgjigje të pretendimeve turke, sipas BBC.

Turqia ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke i akuzuar vendet për strehimin e anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që kjo e fundit i ka cilësuar si një organizatë terroriste dhe pasuesve të Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.

“Ne nuk po financojmë organizatat terroriste, dhe as po i armatosim,” tha Andersson në një konferencë për shtyp në Stokholm.

Përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës do të takojnë sot zyrtarët turq për të biseduar rreth aplikimeve të tyre për anëtarësimin në NATO. Vendet kanë nevojë për mbështetjen e të 30 anëtarëve të NATO-s, por Turqia deri më tani ka kundërshtuar hapur aplikimin për anëtarësimin në NATO.