LIFESTYLE, 17 Shkurt 2020, 22:26

FOTO/ Gjesti domethënës i Turqisë, dy urat në Stamboll dhe kulla në Ankara me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Përveç urimeve, Turqia ka vendosur të nderojë Kosovën me rastin e 12- vjetorit të pavarësisë së saj. Dy urat simbol të Stambollit, Fatih Sultan Mehmet dhe Yavuz Sultan Selim u veshën këtë mbrëmje me ngjyrat verdh e blu të Kosovës.

Po ashtu edhe qiellgërvishtësja simbol e kryeqytetit turk të Ankarasë sot u shfaq me ngjyrat verdh e blu si dhe me një urim për Kosovën. Janë 5 milion qytetarë në Turqi që kanë prejardhje nga Shqipëria ose trevat e saj nga të cilët 1.3 milion të njohur nga shteti turk dhe 500 mijë që flasin gjuhën shqipe apo njohin kulturën dhe traditat. Shumica e shqiptarëve të cilët jetojnë në Turqi janë me origjinë nga Kosova.