BLOG, 16 Nëntor 2021, 00:19

Vendimi i PD, nul dhe qesharak

Vendimi i PD, nul dhe qesharak

Vendimi i marre sot nga kryesia e PD eshte jo vetem nul por edhe qesharak. Gjysma e anetareve te kryesise, perfshire ata qe sokellinin e kercenonin, nuk jane zgjedhur sipas percaktimeve te statutit te PD, me vote te fshehte dhe dy kandidatura.

Edhe Enveri, ne kushtet e diktatures, formalisht e votonte me votim te fshehte dhe dy kandidatura Byrone e tij Politike.

Vec kesaj, ne statutin e PD, neni 43, percakton se Kuvendi Kombetar eshte organi me i larte vendimarres ne PD. Ne kete kuptim as Kryesia, Keshilli Kombetar apo Kryetari nuk e pengojne dot mbledhjen e Kuvendit ne 11 Dhjetor.

Vendimi i sotem i Bashes dhe atyre qe e mbeshtesin, synon vetem te percaje PD dhe Basha te marre ndonje cope per te siguruar mbijetesen e tij ne politike.

Kuvendi i 11 Dhjetorit mbeshtetet nga shumica e antaresise dhe delegateve te Kuvendit. Te qenurit shumice ju jep atyre legjitimitet dhe garanci qe do kete vetem nje Kuvend ne 11 Dhjetor dhe me pas lufta eshte me narkoshtetin e Edi Rames.

Kercenimet e Gazit qe kush nuk i bindet letres qe ai lexoi, do shpallet armik i PD dhe do perjashtohet me 18 Dhjetor, me ben te ve buzen ne gaz. Te pakten tja kishin lene ndonje tjetri keto "kercenime".

Ne se shumica e cila ka firmosur formularet, do jete ne Kuvendin e 11 Dhjetorit, Basha mund ta mbushe sallen vetem me mercenaret e Edi Rames

Shume analiste e cilesuan si fatkeqesi apo gjeme per PD vendimin e sotem per nje Kuvend te ri ne 18 Dhjetor.

Ky "vendim" nuk eshte as fatkeqesi as gjeme. Me sa duket nuk dallojne dot ndryshimin midis fatkeqesise dhe gjemes.

Ne se do perifrazonin Kryeministrin englez Dizrael,

fatkeqesi per PD do ishte ne se Basha do binte ne Lane dhe rrezikonte te mbytej. Gjeme per PD do te ishte ne se ndokush do hidhej ne Lane per ta shpetuar.