BLOG, 13 Nëntor 2021, 20:13

Luli na shuajti rracën…

Luli na shuajti rracën…

Luli na shuajti rracën…

Kjo sjellja e Lul Bashës më kujton historinë e një fshatarit në Peru që bleu një qen… por e bleu për qen, dhe i doli dhelpër: Kafsha i bëri kërdinë me pulat e fqinjëve.

Ja dhe historia: Një familje në Peru, e cila mendoi se kishte blerë një qen, e kuptoi se kishte në banesë një dhelpër kur ajo filloi të sulmonte kafshët e tjera në lagjen tyre. Fshatari, e bleu kafshën për 13 dollarë në një dyqan të vogël në kryeqytet, duke besuar se kishte blerë një Husky të racës së pastër. Pas një farë kohe, fqinjët e tyre filluan që të ankoheshin për kafshën e quajtur “Run”, ku filloi të ndiqte dhe hante derrat, pulat dhe rosat e tyre.

Kështu dhe Kryetari i PD-se tonë. Doktori e mori që ti drejtonte partinë, ta rriste e ta forconte deri në fitore… Por, Luli jo vetëm që humbi 4 herë, por ne fund nuk hëngri vetëm shpendët si Jozefina, Patozi, Imami etj por edhe bagëti të imta e të trasha si qengji Këlliçi e deri te Berisha. Ndaj mësimi që nxjerrin është se duhet njohur mirë çfarë fusim në shtëpi (parti), se pastaj na shuajnë rracën…na hanë partinë.