BLOG, 13 Nëntor 2021, 12:57

Çfarë pritet të ndodh në sezonin e dytë të ‘Squid Game’

Çfarë pritet të ndodh në sezonin e dytë të

Pas një suksesi global si ai i Squid Game, pritej që seriali më i ndjekur i Netflix i të gjitha kohërave të kishte një sezon të dytë.

Dhe në fakt, kështu do të jetë! Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga regjisori Hwang Dong-hyuk.

“Ka pasur kaq shumë presion, aq shumë kërkesa dhe kaq shumë dashuri për një sezon të dytë sa më duket se nuk ka zgjidhje tjetër”, tha krijuesi i serialit korean që mori famë të menjëhershme në të gjithë botën.

“Do të ketë një sezon të dytë. Është në kokën time tani. Unë jam në procesin e planifikimit tani, por mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë.”

Por ç’duhet të presim nga ‘Squid Game 2’?

Nëse komploti i serisë së parë Squid Game ishte i përqendruar në 456 konkurrentët (të gjithë të bashkuar nga problemet serioze ekonomike) që merrnin pjesë në një lojë vdekjeprurëse për një çmim prej 38 milionë dollarësh, Squid Game 2 do të përqendrohet përsëri në personazhin e Seong Gi-hun (luajtur nga Lee Jung-jae). Qëllimi i vetëm i tij tani do të jetë t’i japë fund lojës së masakrës ku ishte protagonist (dhe fitues) së bashku me rebelin Kang Sae-byeok.

Megjithatë, ekziston edhe një hipotezë e dytë, jo aq surreale, sipas së cilës sezoni i dytë i Squid Game, mund të jetë një rikthim në të shkuarën, ku trajtohen disa prapaskena mbi Front Man dhe historia e tij që çoi oficerin e korruptuar të policisë në krye të lojërave vdekjeprurëse.

“Ndoshta në sezonin e dytë do të jem në gjendje të flas më shumë për të,” tha regjisori Hwang për Sunday Times kohë më parë.

Dhe këto fjalë, me konfirmimin zyrtar të Squid Game 2, rishfaqen në mendjet tona duke na bërë të mendojmë për zhvillimet e shumta që mund të ketë në sezonin e ri.

Sigurisht, asgjë nuk e pengon komplotin e sezonit të dytë të Squid Game të vendoset si në të tashmen ashtu edhe në të kaluarën, pak a shumë siç ndodhi edhe në edicionin e parë.