BLOG, 14 Nëntor 2021, 14:18

Publikohet traileri i ‘La casa de papel’, seriali i famshëm i Netflix drejt fundit

Publikohet traileri i ‘La casa de papel’, seriali i famshëm i

Seriali që rrëmbeu vëmendjen e kinema-dashësve në mbarë botën, që prej lançimit të tij më 2 maj të vitit 2017, La casa de papel (Money Heist), me sa duket po vjen drejt fundit. Netflix ka publikuar trailerin e sezonit të fundit i cili do të dalë më 3 dhjetor të këtij viti.

Sezoni paraardhës përfundoi me Tokion që sakrifikoi veten për të mposhtur Gandian dhe sezoni përfundimtar pritet të jetë po aq shokues për fansat. Fundi i grabitjes më të madhe në histori po afron dhe ajo që filloi si një grabitje do të shndërrohet në një luftë.

‘La casa de papel’ është cilësuar si një nga serialet më të ndjekur në platformës e Netflix, në katëgorinë e serialeve të folur jo-anglisht, por rekordin e tij e theu seriali korean ‘Squid Game’ menjëherë pas publikimit.