TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E nderuar zonjë!
-Jo të gjithë gazetarët kanë probleme me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe ju mund t'i shantazhoni.
-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë prej jush se kanë përvetësuar prona edhe në mënyrë të dyshimtë dhe ju prapë mund ti shantazhoni.
-Jo të gjithë gazetarët pranojnë orientime nga ju se kush duhet të ftohet në studio e kush jo.
-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë nga ju dhe pranojnë ‘këshillimet’ për temat e debateve në studio.
-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë tu pyesin dhe pse jo tu akuzojnë se pse po i bëni marketingun një investimi mbi 1 miliardë dollarë pa tender ndërkombëtar, por me procedurë të mbyllur siç është rasti i ‘Skavicës’ nga ju.
-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë të denoncojnë faktin që ju dje keni takuar ish-kreun e ‘G99’, pasi njeriu që ka në dorë vetingun e gjyqtares që mori vendim ‘Pro’ Alibeajt në shkelje të ligjit, është një ish-kandidat për deputet i ‘G99’ në vitin 2009.
- Jo të gjithë gazetarët kanë frikë të denoncojnë faktin që ju nuk po e inkurajoni drejtësinë, por po e shantazhoni nëpermjet politikanëve të mazhorancës që e kontrollojne atë.
-Se fundi, jo të gjithë gazetarët kanë frikë të të kujtojnë se një ambasador amerikan në Shqipëri, që ‘fliste në emër të Presidentit’ amerikan, shpëtoi nga arrestimi prej FBI-së si i korruptuar, vetëm se kryeministri i vitit 2000 nuk pranoi të dëshmonte kundër tij.
PS: Në mos e korruptuar, së paku ju jeni një shantazhuese e drejtësisë dhe minuese e demokracisë!