BLOG, 20 Prill 2022, 21:23

Kreshnik Spahiu: Shqipëria nuk duhet të zgjedhë një Presidente grua

Kreshnik Spahiu: Shqipëria nuk duhet të zgjedhë një

Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për Presidente do e uroja të vinte me vota nga Shqipëria dhe jo me simpati nga partia.

Sipas të gjitha gjasave, Partia Socialiste do ta zgjedhë një Presidente grua.

Në fakt s’ka si ndodh ndryshe, sepse kjo është një formulë që u ngrit në sistem, jo si meritokraci, por si kuotim dhe përqindje.

Jo rastësisht jemi shteti me më shumë gra në qeveri, 67%.

Më shumë se gjithë Europa dhe Amerika sëbashku ka Shqipëria gra në qeveri.

A mendoni se është e rastësishme apo e qëllimshme?

A mendoni se bota nuk i di dhe njeh vlerat e gruas europiane apo amerikane?

A mendoni se janë zgjedhur me kontribute apo me lista?

Për këto arsye po rendis disa arsye, pse Shqipëria nuk duhet të ketë në këto momente një Presidente grua:

1- Një grua që bëhet kryetare shteti nga partia në pushtet pa votë nga populli, ka si qëllim të jetë një kukull e qeverisë dhe hije e kryeministrit.

2- Një grua si Presidente e Shqipërisë do jetë një zgjatim i modelit të Bora Muzhaqit, që sa herë hap gojēn qesh gjithë populli, apo shumë grave ministre që kishim tetë vite dhe u harruam emrin si i kishin…..

3- Një grua Presidente e Shqipërisë, në thelb synohet që mos kemi fare kryetar shteti, por Edi Rama t’i bëjë të dyja; edhe Kryeministrin edhe Presidentin

4- Një grua shqiptare Presidente nuk mund të vijë artificialisht kur populli ende nuk përfaqësihet dot me vota.

Mos harrojmë që Amerika, shteti më i emancipuar në botë ende nuk ka votëbesuar një grua si kryetare shteti, por 100% burra në gjithë historinë e saj.

5- Gruaja shqiptare është kuptuar më shumë se burrat: 67% në qeveri, 58% në administratë, 52% në gjykatë, dhe kjo ka kaluar pa meritë çdo limit europian apo amrikan.

Le të themi Spanja dhe Portugalia deri para 5 vjetësh nuk zgjidhnin asnjë grua në Gjykatën e Lartë apo Kushtetuese, ndërkohë Shqipëria ka gjykata si Kruja që 100% janë gra dhe asnjë burrë.

6- Një grua shqiptare për Presidente Republike do ishte një shkatërrim i institucionit më keq se Ilir Meta. Shqipëria do kalonte 5-vjet me një krytar shteti fantazmë që do ndante dekorata.

Modeli i Kosovës, me Atifete Jahjagën, që në darkë ishte police dhe në mëngjes presidente, nuk duhet përsëritet në Shqipëri.

I mirkuptoj ata që na lexojnë dhe nuk e njohin Atifete Jahjagën, por kështu do të ndodh edhe me Shqipërinë, nëse partia do gjejë një grua anonime.

7- Një grua shqiptare nuk duhet vijë në krye të shtetit si formulë, as si skemë, as si model, por si frymë dhe proces. Gruaja shqiptare duhet të vijë si shpresë dhe evolucion.

Ajo grua nuk duhet vijë Presidente se është bionde, e gjatë, me sy bojëqiell, se flet anglisht apo se është e urtë.

Gruaja shqiptare nuk duhet vijë si paragjykim, por si shpëtim.

Gruja shqiptare nuk duhet ta marrë kolltukun e Presidentit si dhuratë, por duhet ta fitojë.

Ajo biondja e rradhës nuk duhet të marrë çelsat e shtetit si e pëlqyera e pushtetit, por si idhulli i miletit.

Prandaj, gruaja shqiptare meriton më shumë se të përdoret si makiazh i Shqipërisë, për sa kohë ajo është shpirti dhe syri i shqiptarisë.