TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pati disa zëra publikë, por edhe drejtues të PD reale për të patur një gjuhë disi të zbutur ndaj grupit të alibashëve, gjoja me arsyetimin se duhet t'i merrnin me të mirë për t'u bashkuar.
Nuk më është dukur e drejtë asnjëherë, dhe asnjëherë nuk e kam përkrahur si ide.
Bashkimi me "hile" nuk bëhet, edhe nëse bëhet nuk funksionon.
Bashkimi bëhet me parime dhe bashkimin e bëjnë qytetarët, ose anëtarët e një partie, siç në këtë rast janë ata të PD.
Votimi i djeshëm në parlament, ligji për dosjet, tregoi se ky arsyetim është më i arsyeshmi.
Grupi i deputetëve të dalë nga PD që kanë marrë vulën peng, dhe ata bashkë me vulën janë të marrë vetë penga nga Rama e ambasadorët janë shembulli më i qartë se ky model politik në Shqipëri duhet të marrë fund, duhet të refuzohet dhe flakur tutje.
Kush beson se në pushtet nuk të sjell vota e qytetarit, kush nuk beson se karriera politike ndërtohet si një marrëdhënie besimi mes një politikani dhe qytetarit nuk është politikan, është trafikant. Nuk duhet të jetë fare në politikë.
Dhe, minimalisht njerëzit që kanë zë publik dhe janë në opozitë me këtë pushtet për çështje parimore, duhet të jenë në nivelin e një anëtari të thjeshtë të PD i cili e flaku këtë model politik (alibashët) me disa votime të njëpasnjëshme.
Këta deputetë janë trafikantë të votës që kanë marrë.
Këta deputetë që thyejnë gjunjët para ambasadorëve të huaj, cilëtdo qofshin ata, nuk duhet të jenë modeli politik i përfaqësimit të shqiptarëve.
Këta deputetë ekzistencën e tyre e kanë të bazuar mbi mos ekzistencen e bazës, për çfarë i duhen Sali Berishës këta?
Për çfarë shkon Paloka të bisedojë me Bardhin e Alibeajn?
A nuk e kuptojnë këta se një bashkim i tillë do të jetë shkaterrim i frymës opozitare në vend?
Edhe në politikë, si kudo, nuk mund të kërkosh bashkëpunim e marrëveshje me dikë, i cili ekzistencen e tij e bazon mbi mos ekzistencën tënde.
Ç'është kjo orvatje e kotë???
Edhe nëse gjykata vendos arbitrarisht kundër bazës së PD dhe u le logon atyre, le ta mbajnë.
Qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për logo, kanë nevojë për shpresë.
Opozita nuk është logo, është frymë.
Fryma është krijuar- logoja?
Bëni logo të re!
Kur ke frymën nuk është fare problem logoja, kur s'ke frymën nuk të hyn në punë fare logo.
Ç'ështja në Shqipëri është se duhet bërë edhe njëherë republika nga e para, jo thjesht vetëm një logo- një logo nuk është asgjë para hallit të madh që ka kjo republikë sot.
Pastaj, opozita nuk është coca-cola që është e lidhur pazgjidhshmërisht me logon, nuk është markë tregtare dyeshekësh që shet komoditet e rehati, është shpresë për njerëzit- nëse është, nëse nuk është kështu, mos të jetë fare.
Ka me dhjetra raste në botë ku fryma ka krijuar logo krejt të re dhe brenda një viti ka ardhur në pushtet.
Opozita është vetëm një gjë- VËRTETËSI, NDERSHËRI, të gjitha tjerat janë pazare.
Një gjë duhet të kuptojë opozita reale e vendit sot; nëse heq dorë nga hapja, nëse heq dorë nga frymëzimi, nëse heq dorë nga politikbërja pa hile, nuk do të mund ta rrëzojë kurrë Ramën nga pushteti, dhe jo vetëm kaq, por do të vrasë përfundimisht shpresën në këtë vend.
-E gjitha shprehu në karikaturë nga Bujar Kapexhiu