BLOG, 27 Nëntor 2021, 12:11

Basha ka keqpërdorur sakrificat dhe vuajtjet e anëtarëve të PD për interesin e tij personal

Basha ka keqpërdorur sakrificat dhe vuajtjet e anëtarëve të

Nëse ka një njeri në Partinë Demokratike sot, që ka vënë interesin e tij personal mbi interesin e Partisë dhe mbi interesin e demokratëve të këtij vendi, ai është Lulzim Basha.

Lulzim Basha ka keqpërdorur sakrificat, vuajtjet, dhunimin e anëtarëve të Partisë Demokratike për interesin e tij personal.

Këto nuk janë akuza politike por fakte fatkeqe.

A nuk i la Lulzim Basha, demokratët 12 (dymbëdhjet) vite në opozitë ?

A nuk janë penalizuar demokratët e këtij vendi, duke i lënë pa punë, pa bukë, pa shërbime për faktin e vetëm se janë demokratë e konsiderohen si armiq nga pushteti i Edi Ramës ?

A nuk sulmohen, shantazhohen e gjobiten pa fund demokratët e këtij vendi edhe në bisneset e tyre familjare me të cilat veç mbijetojnë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre politike ?

A nuk grabiten, shemben e rrënohen shtëpitë dhe bisneset e demokratëve pa kurrfarë ligji, të drejte e proçesi, prej rregjimit për t’jua dhënë tokën, pasurinë e tyre klientëve dhe grabitqarëve të qeverisë ?

A nuk është krijuar bindja totale tek e gjithë shoqëria, se me Lulzim Bashën nuk fitohen kurrë zgjedhjet ?

Në këto të vërteta të mëdha, Lulzim Basha nuk tërhiqet, ti hapë rrugën një projekti të ri politik në Partinë Demokratike, por mban me çdo kusht e çdo çmim karrigen e tij, duke vënë mbi gjthshka interesin e vet personal !

Kur ky interes i tij personal shkon drejtpërdrejt në shërbim të interesit të rregjimit të Edi Ramës, duke përjetësuar pushtetin e tij mbi demokratët, ky interes i Lulzim Bashës bëhet edhe i poshtër !

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë!