LIFESTYLE, 4 Mars 2020, 19:23

Ishte zëdhënëse për shtyp, Ori Nebiaj tregon arsyen pse u largua nga PD-ja: Njëra ma kishte vënë syrin, më vinte stërkëmbësha!

Ishte zëdhënëse për shtyp, Ori Nebiaj tregon arsyen pse u


Moderatorja Ori Nebiaj, e ftuar në emisionin “Treshat” ka folur lidhur me jetën e saj personale dhe për karrierën e saj në telefizion.

E pyetur lidhur me largimin e saj nga Partia Demokratike, ku edhe ishte zëdhënëse, Ori është shprehur se brenda strukturave ishte një grua që e kishte inat dhe i vendoste stërkëmbësha.

PYETJE: Pse ike nga PD-ja, s’ta prishi njëri qejfin?

ORI NEBIAJ: Po, po! Ishte njëra që ma kishte vënë syrin dhe më xhelozonte shumë dhe unë ika. Ajo ishte arsyeja. Më vinte stërkëmbësha.

Megjithatë edhe pse ka dhënë detaje për largimin e saj, Ori nuk e ka përmendur me emër se kush ishte gruaja brenda PD-së që e bëri të largohej.

Shiko minutën e 7-të

https://www.youtube.com/watch?v=jkCK920p_e0&feature=emb_err_watch_on_yt