TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta “Rilindja Demokratike” festoi 28-vjetorin e themelimit të saj, ku pas kryeredaktorit Bledi Kasmi, fjalën e mori kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili gjithashtu ngriti një dolli për të gjithë gazetarët.
Kreu i demokratëve garantoi se, Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo gazetari për çdo betejë të tyre.
“Uroj të gjithë gazetarët ta mbushim këtë gotë, jo me të zezat që ky regjim ka derdhur ndaj mediave, por me të mirat dhe qëndresën e tyre. Garantoj në emër të PD-së, se do të jemi krah tyre.
Nuk ka vijë ndarëse midis dallëndyshes së parë të fjalës së lirë, RD dhe çdo gazetari që vazhdon të ushtrojë këtë mision fisnik dhe sfidues. Duke ju garantuar për mbështetjen tonë totale, në të gjithë betejat personale, institucionale kombëtare dhe ndërkombëtare më lejoni të ngre një gotë për shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja, në nderim të profesionit tuaj fisnik.
Qoftë ky një shembull për të gjithë gazetarët e vendit. Një vit të mbarë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe një vit të mbarë për lirinë e medias”, tha Basha.