AKTUALITET, 7 Janar 2019, 17:58

Foto/ I vunë drynin fakulteteve në shenje proteste, kush janë dy studentët e arrestuar nga policia

Foto/ I vunë drynin fakulteteve në shenje proteste, kush janë dy

Dy studentë janë shoqëruar pasditen e sotme nga policia dhe janë në komisariatin numër 1, në Tiranë pas protestës së organizuar ditën e sotme para kryeministrisë. Bëhet e ditur se janë shoqëruar në polici studentët Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta.

Burime bëjnë të ditur se, dy studentët janë shoqëruar në polici për shkak se në shenjë proteste u kanë vënë drynin fakuleteteve.

Ndërkohë një grup studentësh, organizatorë të protestës po shkojnë drejt komisariatit nr.1 për të mbështetur dy të rinjtë e arrestuar.

Ditën e sotme në shenjë proteste studentët i kanë vënë drynin dyerve të disa fakulteteve, ndërkohë kanë protestuar për disa orë para kryeministrisë.

Ata u shprehen të vendosur për të mos ndalur protestat deri në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.