AKTUALITET, 7 Janar 2019, 17:44

Henri Çili shet gazetën Mapo

Henri Çili shet gazetën Mapo

Prej ditësh qarkullonin fjalë, por tashmë është fakt. Gazeta e përditshme "Mapo", e themeluar në 2010, nuk do të jetë më nën drejtimin e Henri Çilit apo Institutit Pashko që ishte shumë pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Çili i cili në një editorial -me sa duket të fundit- për gazetën shkruan se, Mapo do të kthehet në industrinë e mediave duke ndryshuar pronësinë por duke ruajtur stafin (Lexo këtu) .

Ende nuk dihet se cilët janë blerësit e gazetës së përditshme, e cila në 2013 mbrojti një mandat të tretë për Berishën dhe katër vite më pas një mandat më shumë për Edi Ramën, por flitet se është ish- kryebashkiaku i një qyteti periferik. Gjithësesi deri më tani Mapo nuk e ka shpallur identitetin e pronarëve të rinj./Lapsi.al