TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
De Ligt shkoi në Itali për të mësuar të mbrojë, por nuk më duket se ka mësuar shumë”, këto ishin fjalët e Marco Van Basten javë më parë për mbrojtësin e Juventusit, i cili ende nuk ka arritur të tregojë veten te Juventusi dhe qëndron end në ujera mesatarë.
Së fundi për të ka folur Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe një ekspert për mbrojtjen. Italiani shprehet se De Ligt ka gjithçka për t’u bërë i madh dhe deklaratën e Van Basten e sheh si motivim për liderin e Holandës.
“De Ligt është ende shumë i ri, ka potencial të madh. Ai tashmë ka luajtur në disa kompeticione dhe ndeshje të mëdha. Ai ka gjithçka: Forcën, personalitetin, shpejtësinë dhe fizikun. Ndoshta ai duhet të mendojë pak më shumë dhe të anojë më pak nga instikti.
Gjithsesi, kur ishim të rinj, të gjithë e bënim diçka të tillë. Deklarata e Van Basten? Duke e njohur atë, mendoj se thjesht donte ta stimulonte De Ligt“, u shpreh Baresi