AKTUALITET, 9 Shtator 2019, 08:48

Reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra, moti për çdo qytet

Reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra, moti për çdo qytet


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet fillimisht me kthjellime dhe më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe në relievet malore deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në Veriperëndim ato do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare e në momente të përkohshme deri 12 m/sek. Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    20/30 Diell shi

Kukës    17/26 Diell pak shi

Lezhë    20/29 Diell shi

Dibër    16/27 Diell pak shi

Durrës    20/32 Diell pak shi

Tiranë    22/32 Diell pak shi

Elbasan    20/33 Diell pak shi

Berat    18/32 Diell re

Vlorë    21/32 Diell re

Korçë    15/25 Diell re

Gjirokastër    16/33 Diell re

Sarandë    20/31 Diell re.