AKTUALITET, 15 Qershor 2020, 18:02

Banesa e 78-vjeçares përfshihet nga flakët, çfarë thotë policia

Banesa e 78-vjeçares përfshihet nga flakët, çfarë

Banesa e një të moshuare në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në rrugën “Memo Meto” në kryeqytet.

Burime zyrtare bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetases S.M., 78 vjeçe, ku nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, të cilat bën të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.