BALLKAN, 5 Shtator 2021, 13:12

Spitalet e Kosovës të tejmbushura me pacientë, mbi një mijë të shtruar në të gjithë vendin, 87 prej tyre në kujdes intensiv mjekësor

Spitalet e Kosovës të tejmbushura me pacientë, mbi një


Në raportin e 24 orëve të fundit të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) thuhet se 1207 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19, në klinkat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

1101 nga ta, janë të konfirmuar  me Covid-19, 1026 me oksigjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë 418 pacientë të shtrirë, 413 prej tyre Covid-19 pozitiv, 354 me oksigjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të sthruar 789 pacientë, 688 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 672 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 113 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 70 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 87  pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 23 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 161 pacientë

Spitali i Gjakovës, 112 pacientë

Spitali i Pejës, 220 pacientë

Spitali i Gjilanit, 127 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 59 pacientë

Spitali i Ferizajt, 80 pacientë.