BALLKAN, 24 Shtator 2022, 20:35

Zbulohet grabitësi serial i bankave në Greqi, një nënoficer i Marinës Detare. Çudit me dëshminë përpara hetuesve: Më duheshin para se…

Zbulohet grabitësi serial i bankave në Greqi, një nënoficer

Një nënoficer aktiv i Marinës greke është grabitësi i degës së bankës të ndodhur mesditën e të premtes në zonën e Colonos.

41-vjeçari, i martuar me dy fëmijë, ka kërcënuar me armë klientët dhe punonjësit dhe ka rrëmbyer nga arkat 7960 euro. Më pas ai u arratis pa e ditur se oficerët e Departamentit të Grabitjes kishin qenë në gjurmët e tij për një kohë të gjatë dhe po mbanin nën mbikqyrje lëvizjet e tij.

Pas dy orësh grabitësi u kap dhe u prangos në Peristeri. Në dëshminë e tij para hetuesve, oficeri ka thënë se “ishte i varur nga bixhozi dhe bastet” dhe për pasojë kishte nevojë për para.

Sipas hetimeve të policisë, ai akuzohet për pesë raste të grabitjes në banka, si dhe grabitjen e një postë me vlerë 40 mijë euro.

Aksioni i tij i vjedhjeve nisi nga fundi i qershorit të vitit 2021 dhe bankat e tij “të preferuara” ishin degët në Dekelias Avenue në Neë Philadelphia dhe në rrugën Dyrrachio në Kolonos.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij dhe në motoçikletën që ka përdorur si mjet arratisjeje, janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me ajër, shumën -7960- euro të grabitjes, një maskë mbrojtëse prej pëlhure, syze dielli, si dhe veshjet e përdorura gjatë kryerjes së grabitjeve.