BALLKAN, 30 Qershor 2025, 18:04

“Mister në ajër”/ Avioni me pasagjerë u nis nga Nishi për në Beograd, por bëri ‘pesë rrathë’ dhe u kthye sërish në vend

“Mister në ajër”/ Avioni me pasagjerë u nis nga Nishi

Një fluturim i një aeroplani të vogël pasagjerësh ka provokuar kurreshtje në Serbi dhe jo vetëm.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për një Cessna Citation CJ3 i cili u filmua sot (e hënë) ndërsa ishte në fluturim duke fluturuar mbi Nish.

Sipas informacioneve në dispozicion, aeroplani u nis për në Beograd, por për një arsye të panjohur, nuk e vazhdoi udhëtimin e tij, por filloi të sillej mbi qytet.

“Mister në ajër”/ Avioni me pasagjerë u nis nga Nishi

Në fund, ai thuhet se ka zbarkuar përsëri në Nish në orën 14:23.

Siç theksojnë mediat serbe, në faqen e internetit të Flight Radar, mund të shihet se “aeroplani bëri gjithsej pesë rrathë” në një lartësi prej rreth 700 metrash.

Së paku deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk ka detaje rreth arsyes së një veprimi të tillë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)