BALLKAN, 3 Shtator 2025, 11:10

Seanca/ Kërcënuan në rrjetet sociale kryeministrin, dalin para gjykatës dy të akuzuarit! I pranishëm në seancë dhe vetë Albin Kurti

Seanca/ Kërcënuan në rrjetet sociale kryeministrin, dalin para

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbërriti sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku u mbajt seanca paraprake e çështjes gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmani, të cilët akuzohen për kanosje ndaj Kurtit përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.

I pranishëm në seancën gjyqësore ishte edhe kryeministri Kurti në cilësinë e të dëmtuarit.

Klinaku dhe Selmani nuk e kanë pranuar fajësinë rreth akuzave për kanosje. Sipas mediave, Klinaku tha se konsideron që nuk ka vepër penale, andaj nuk e pranon fajësinë.

“Për postimin tim, konsideroj që nuk ka vepër penale. Prandaj nuk e pranoj”, ka thënë Klinaku, po ashtu edhe Selmani.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas prezantimit bëri me dije se nuk ka angazhuar akovat dhe se do ta përfaqësoj vetë veten në këtë rast dhe se nuk do të bëjë kërkesë pasurore-juridike.

Më pas, gjykatësi Rrahman Beqiri tha se meqenëse nuk ka pranim të fajësisë, mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Ramë Dreshaj dhe Labinot Vata, në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të provave.

Seanca/ Kërcënuan në rrjetet sociale kryeministrin, dalin para