BALLKAN, 2 Shtator 2025, 22:47

Skandali i përgjimeve nga shërbimet sekrete në Maqedoninë e Veriut, si u godit padrejtësisht ish-ministri shqiptar

Skandali i përgjimeve nga shërbimet sekrete në Maqedoninë e
Suhejl Fazliu

Maqedonia e Veriut vazhdon të tronditet nga zbulimi i skandali i përgjimeve dhe keqpërdorimet të shërbimeve sekrete, të cilat kanë vënë në shënjestër një sërë figurash të njohura politike.

Në vitin 2016, ku lideri i opozitës së atëhershme maqedonase, Zoran Zaev publikoi skandalin e përgjimeve dhe keqpërdorimeve masive të shërbimit sekret gjatë qeverisjes së Nikola Gruevskit, siç duket strukturat në shërbimet sekrete në Maqedoni duket se kanë vazhduar veprimtarinë abuzive, duke mos hequr dorë nga abuzimet me këto organe.

Dy ditë më parë Agjencia e Sigurisë Kombëtare ka njoftuar se pas kryerjes së hetimeve të brendshme ka konstatuar një sërë abuzimesh nga drejtori i kaluar dhe se bëhet fjalë për abuzime me ndjekjen e pa ligjshme të gazetareve, një ish-deputeti, prokuror dhe një ish-ministri. Gjithashtu është bërë me dije se janë bërë edhe keqpërdorime të shumta me dhënien e certifikatave të sigurisë.

Burimeve të gazetës Panorama, kanë bërë me dije se njeri nga ish-funksionaret shqiptarë, ish-ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu ka qenë  objekt i sulmit dhe i përgjimeve të paligjshme nga sherbimet sekrete. Po ashtu ndaj Suhejl Fazliut është ndërmarrë një goditje edhe per pajisjen e tij me certifikatën e sigurisë.

Mësohet nga burime të sigurta se është skandaloz fakti se ish-ministrit, Suhejl Fazliu i është penguar edhe angazhimi si këshilltar në Ministrinë e Punëve te Brendshme, me konkretisht në Departamentin për Mbrojtje nga Krimet Kibernetike, duke e vazhduar praktiken skandaloze të shënimeve në dosje: “se ka miq nga Shqipëria dhe Kosova”, praktikë kjo që i takon periudhës së Shërbimeve Jugosllave.

“Shërbimet sekrete të Maqedonisë vazhdojnë në mënyre abuzive të pengojnë me çdo kushte zhvillimin e karrierave të suksesshme politike, ndërsa mbështesin fuqishëm figurat të cilët vijnë nga familje dhe familjarë të cilët kanë qenë të përshtatshëm për shërbimet jugosllave.  Vetëm kjo linjë favorizohet dhe mbështetet me gjithë infrastrukturën e inteligjencës në Maqedoninë e Veriut”- tha një burim për gazetën.

Ish-ministri, Fazliu i takon një gjenerate të re politikanëve i cili ndihmoi formimin e qeverisë Zaev, ku ai dhe partia në të cilën ishte Sekretar Përgjithshëm në zgjedhjet e vitit 2016, Rilindja Demokratike Kombëtare e cila fitoi vetëm një deputet, por ishte partia kryesore qe përcaktoi formimin e qeverise së Zoran Zaev.

“Siç duket roli konstruktiv i Suhejl Fazliut në formimin e një qeverie e cila solli deri tek zgjedhja e çështjes se emrit me Republikën e Greqisë dhe me pas anëtarësimi i vendit në NATO u bë “halë në sy” për individë dhe grupacione të krimit të cilët donin me çdo kusht që në Maqedoninë e Verit, të mbizotëron ngërçi dhe izolimi dhe të parandalohet formimi i çdo mekanizmi i cili do te zhvillonte një lufte te vërtete kundër krimit dhe korrupsionit”, thanë burime diplomatike.

Po ashtu burimet theksojnë se “është skandaloz edhe roli i zv. Drejtorit të Shërbimin Sekret, Maqedonas i cili shërben vetëm si dekor pa asnjë rol, pa asnjë paraqitje dhe pa asnjë përgjegjësi për gjithë këto abuzime që kanë ndodhur përderisa ai ka qene përfaqësuesi me i lartë shqiptar në organit me lartë të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare, Besnik Ferati”.