TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në veri të Mitrovicës, në orën 18:30, është mbajtur një tubim kundër protestave ndaj Vuçiçit që po organizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë, ku morën pjesë dhjetëra qytetarë.
Së bashku me qytetarët, në tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiç, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviç, Dragiša Miloviç dhe Milosh Peroviç.
Qytetarët e mbledhur mbanin një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”.
Sipas raportit të organizatorëve, qëllimi i tubimit është “mbështetja për paqen dhe tolerancën”.