BALLKAN, 20 Gusht 2025, 17:31

“I dyshuari i Hagës”, “bota e krimit”, Shqipe Selimi i publikon statuset e Gërvallës të vitit 2020 për Rexhep Selimin, për të treguar pse s’e votoi

“I dyshuari i Hagës”, “bota e krimit”, Shqipe

Donika Gërvalla sot u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeparlamentare, por ajo nuk mori mjaftueshëm vota nga deputetët. Madje, Gërvalla nuk e pati as mbështetjen e të gjithë deputetëve të LVV-së.

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi nuk votoi për Gërvallën. Siç duket, ajo nuk e mbështeti për shkak të deklaratave të mëhershme që Gërvalla kishte bërë, duke akuzuar Rexhep Selimin, transmeton Telegrafi.

Me një kërkim të thjeshtë në Facebook, gjenden postimet e Gërvallës, ku në vitin 2020 ajo shkruante:”Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretuara të botës së krimit”.

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti- Selimi, ka reaguar pasi në seancën e sotme nuk mori pjesë fare në votim kur u propozua Donika Gërvalla për kryeparlamentare.

Ajo ka thënë se mospjesëmarrja nuk lidhet me motive partiake, por ka të bëjë me postimet e Gërvallës në vitin 2020.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes.”

Ajo ka bashkangjitur statuset e Gërvallës kur kjo e fundit e quante Rexhep Selimin figurë e krimit.

“I dyshuari i Hagës”, “bota e krimit”, Shqipe

 
Gërvalla mori sot 57 vota, 56 kundër e nga tri abstenime.  Kryesuesi i seancës ka ndërprerë seancë për të vazhduar më 22 gusht.

Të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.