BALLKAN, 15 Mars 2025, 11:52

Protesta e studentëve/ Blindohet Beogradi, numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë, pezullohet transporti publik

Protesta e studentëve/ Blindohet Beogradi, numër i madh i forcave

Një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët.

Të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.

Përveç tyre edhe linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes.

Protesta e studentëve/ Blindohet Beogradi, numër i madh i forcave

Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri.

Në mesditë ata pritet të nisen drejt Parlamentit të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar për prishje të rendit publik gjatë tubimit të mijëra njerëzve për t’i mirëpritur studentët në Beograd në mbrëmjen e së premtes.

Autoritetet kanë thënë se një numër traktorësh janë dëmtuar afër Parkut të Pionierit.

Protesta e studentëve/ Blindohet Beogradi, numër i madh i forcave

“Në pikun e organizimit në të gjitha lokacionet e qytetit, numri total i personave që janë mbledhur nga të gjitha pjesët e Serbisë dhe i atyre që i kanë mirëpritur në Beograd, ka qenë rreth 31.000, sipas vlerësimeve të policisë. Nuk ka pasur incidente të mëdha, dhe Ministria u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të vazhdojnë të protestojnë në mënyrë paqësore”, është thënë në deklaratë.

Pjesëtarë të kësaj ministrie kanë thënë se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur rendin, jetën dhe pronën publike.