TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy vajza kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në Kosovë, teksa një pasagjere e tretë ka mbetur i plagosur.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin, i cili ndodhi sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të Komunës së Ranillugut.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, dyshohet se drejtuesi i kamionit i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në parakalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbi kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundoi e rrokullisur jashtë rrugës.
Po ashtu Hashani ka treguar se i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë ndërsa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datën 14.03.2025 rreth orës 10:00 sipas informacioneve fillestare kemi pranuara informacion për një aksident trafiku në aksin rrugor Domoroc–Hodonoc të komunës së Ranillugut me pasoja fatale.
Si pasojë e lëndimeve drejtuesja e automjetit "Golf VII" me targa vendore e vitit të lindjes 2002, shtetase e Kosovës ka ndërruar jetë ndërsa dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Në emergjencë, edhe përkundër ndihmës së ofruar nga ana e personelit mjekësor po ashtu ka ndërruar jetë edhe njëra nga pasagjeret, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjerja e tretë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull Kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në parakalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humb kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë, ndërsa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsinë.
Rrethanat e këtij aksidenti të trafikut janë duke vazhduar të hetohen nga hetues policor të aksidenteve në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.