TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetëra mjete bujqësore janë parkuar përpara parkut “Pioneri” në Beograd, pavarësisht se nuk kanë leje për ta bërë këtë.
Shumica e tyre janë pa targa ose me targa të fshehura, duke ngritur dyshime mbi qëllimin e pranisë së tyre. Sipas medias serbe “Nova”, ekzistojnë disa skenarë të mundshëm nga ana e qeverisë për përdorimin e tyre.
Një nga skenarët e përfolur është se traktorët mund të përdoren për të ushtruar presion dhe për të krijuar frikë mbi një përshkallëzim të protestës, me synimin për të zvogëluar numrin e pjesëmarrësve në tubimin e së shtunës.
Gjithashtu, disa nga kompanitë që posedojnë këta traktorë janë vizituar më herët nga presidenti, Aleksandër Vuçiç.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse atyre u është kërkuar drejtpërdrejt që t’i dërgojnë mjetet në Beograd.
Ndërkohë, qindra traktorë të tjerë janë parë të vendosur në pjesë të ndryshme të Beogradit jo vetëm një ditë para protestës, por prej disa ditësh.
Një teori e mundshme është se ata janë pozicionuar për të bllokuar hyrjet kryesore të qytetit më 15 mars, duke penguar kështu pjesëmarrësit të arrijnë në protestë.