TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi i janë gjetur katër granata dore në automjetin me të cilin lëvizte.
Rasti ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, të premten në ora 21:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim.