BALLKAN, 14 Mars 2025, 19:31

Kamioni merr kthesën, makina devijon dhe përmbyset, dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat dhe u plagos një e tretë

Kamioni merr kthesën, makina devijon dhe përmbyset, dalin pamjet e

Dalin pamjet nga momenti i aksidentit në Kosovën ku gjetën vdekjen dy vajza. Automjeti "Golf 7" në të cilin ishin tri vajza, për t’iu shmangur përplasjes me një kamion betoni, përfundojnë jashtë rrugës në aksin rrugor Domoroc– Hodonoc të Ranillugut.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur kamioni betonit papritmas bën një kthesë në të majtë, ndërsa vetura që lëvizte me një shpejtësi (në të cilin ishin tri vajzat, dy prej të cilave vdiqën) për t’iu shmangur goditjes humb drejtimin dhe përfundon jashtë rrugës.

“I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë, gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, u tha në njoftimin e Policisë.