TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në parlament për projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.
“Me projektbuxhetin për vitin 2024 forcojmë mbrojtjen e Republikës, e rrisim sigurinë e qytetarëve dhe e mundësojmë zhvillimin e vendit” ka thënë ai.
Kurti është shprehur se fokusi i buxhetit 2024 është te sektori i mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa ka theksuar se përveç rritjes së mjeteve do të rritet edhe numri i ushtarëve dhe policëve.
“Buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, do të tjetë buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë për çka kemi ndarë 370 milionë euro, ose 22% më shumë se aktualisht. 153 milionë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë për MPB.
Ushtrisë sonë që ia kemi rritur buxhetin prej kur kemi ardhur në pushtet, do t’ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë më 2024, kurse Policia jonë vitin tjetër do t’i ketë edhe 500 rekrutë të rinj dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale”, ka shtuar Kurti.
Ndarje nga buxheti është parashikuar edhe për Luginën, dhe ajo sipas Kurtit do të rritet për 1 milion.
“Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxhet për shqiptarët e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit. Atij po ia shtojmë edhe një milion, nga 2 në 3 milionë për vitin 2024”, ka përfunduar kryeministri.