BALLKAN, 15 Nëntor 2023, 20:06

Kryenegociatorët nesër në Bruksel, Serbia: Do diskutohet për asociacionin

Kryenegociatorët nesër në Bruksel, Serbia: Do diskutohet për

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen nesër në Bruksel.

Ftesa ka ardhur nga ndërmjetësuesi evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Një ditë para takimit mes kryenegociatorëve, pala serbe thekson se do të diskutohet drafti i statutit të Asociacionit.

Diçka e tillë nuk konfirmohet nga qeveria e Kosovës, por as nuk mohohet.