BALLKAN, 11 Nëntor 2023, 16:42

Kurti zbardh takimin me Ndihmës-sekretarin amerikan O’Brien: Konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

Kurti zbardh takimin me Ndihmës-sekretarin amerikan O’Brien:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë vizitës në Paris.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, u shpreh se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. “Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës  i njohur gjerësisht nga organizata ndërkombëtare”, shkroi Kurti.

Ai shtoi më tej se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si objektiva kryesore strategjike.