TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e sotme me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ku edhe kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si edhe për çështje rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Vuçiç ka ritheksuar se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog si edhe për respektimin e gjithçkaje të nënshkruar dhe të rënë dakord. Po ashtu ripërsërit se Serbia është e gatshme për paqen e stabilitetin pasi shton se janë të domosdoshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë.
“Serbia është e gatshme për dialog, për respektimin e gjithçkaje të nënshkruar dhe se qëndron për paqe e stabilitet”, ka thënë ndër të Vuçiç.