TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Makina e nënkryetares së Leposaviç-it, Dragana Miletiç, në veri të Kosovës është përfshira nga flakët mbrëmjen e së hënës (13 nëntor).
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.
Sipas tij, ende nuk dihen arsyen e këtij rasti, por hetimet kanë nisur.
“Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët. Arsyet ende nuk dihen”, ka thënë Elshani.
Edhe mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për veturën e nënkryetares, Miletiç.
Ndërkaq, nënkryetarja Miletiç, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.