BALLKAN, 16 Maj 2022, 16:29

Mbyti për vdekje bashkëshorten, Gjykata shpall fajtor 33-vjeçarin

Mbyti për vdekje bashkëshorten, Gjykata shpall fajtor

Babis Anagnostopulos, i cili vrau bashkëshorten 20-vjeçare, më 11 maj të vitit të kaluar, u shpall sot fajtor nga Gjykata e Athinës.

33-vjeçari u shpall fajtor për vrasje me dashje.

“Ai e vuri fëmijën në gjumë dhe u ngjit në katin lart për ta vrarë”, tha prokurorja e Gjykatës së, Eugenia Stathoulopoulou, duke thënë ndër të tjera:

“Është tronditës fakti i periudhës së gjatë kohore, në të cilën ai aktronte, duke u shtirur si një bashkëshort që vuante vdekjen e së shoqes”, ka thënë prokurorja.

Gjatë seancave gjyqësore Babis është shfaqur i “rrënuar” për vdekjen e bashkëshortes duke thënë se e dashuronte atë dhe se i intereson shëndeti i fëmijës së tyre.