BALLKAN, 15 Maj 2022, 12:01

U tha se ishin shqiptarë/ Hetuesit: Ja prej nga janë autorët që ekzekutuan bosin grek të trafikut të drogës, zbulohen lidhjet edhe me kontrabandën e naftës

U tha se ishin shqiptarë/ Hetuesit: Ja prej nga janë autorët

Hetimet e autoriteteve greke pretenduan në fillim se ekzekutimi i bosit grek të trafikut të drogës Giannis Skaftourou ishte kryer nga shqiptarë.

Duke iu referuar dëshmive të të afërmve të grekut, autoritetet deklaruan se kishte gjasa që autorët të ishin nga Shqipëria, por tani së fundmi duke analizuar zërin që e kishin thirrur autorët Giannis Skaftourousin bëhet e ditur se autorët mund të jenë nga ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, konkretisht Gjeorgjia. Hetuesit kanë analizuar zërin teksa ka thirrur “Xho, Xho” jashtë shtëpisë.

Nga dëshmitë e të afërmëve që u gjendën në oborrin e shtëpisë së Giannis Skaftouros në Skourta, del se njëri dhe kryesori nga tre ekzekutorët e tij teksa ka shqiptuar fjalët greke, kishte një theks që i përngjasonte një personi nga një vend i ish-Bashkimit Sovjetik, me shumë mundësi Gjeorgjia, shkruajnë mediat greke.

I ashtuquajturi “gjeorgjian” ishte ai që kishte hyrë në oborrin e shtëpisë dhe u kishte kërkuar të gjithëve në greqisht të binin përtokë, së bashku me autorët e tjerë ka thirrur “Xho, Xho”.

Pasi motori i la në rrugë dy nga vrasësit u përballën me një fermer, i afërm të viktimës, të cilit tentuan t’i rrëmbenin makinën e fermës për t’u arratisur. Në dëshmitë e gjashtë personave theksohet se  greqishtja e folur nga autorët gjatë vrasjes dhe në tentativën për të sekuestruar automjetin, ishte me theks të huaj.

Fillimisht kishte të dhëna se ata flisnin gjuhën shqipe, por më vonë dëshmitë dhe veçanërisht dëshmia e burrit që ishte ballë për ballë me njërin prej tyre, i referohej drejtpërdrejt një personi nga Gjeorgjia, pasi kishte kontakte me persona të kësaj kombësie dhe e dinin shqiptimin e fjalëve të tyre kur flisnin greqisht.

Theksi i huaj i të paktën njërit prej ekzekutorëve të “Xha Xhoit” është shfaqur në vrasjen me pagesë ë Manolis Karagiannis, të quajtura “Sambrela”, “Karafla” apo “Daizi”, në vitin 2018 në P. Faliro dhe Dimitris Malamas, në 2019 në Çaidar.

Sipas policisë greke, vrasja mund të ketë ardhur nga drejtuesit e rinj të mafia greke.  Ata nuk e përjashtojnë që “xhaxha Xho” të jetë një nga viktimat e fundit të “brezit të vjetër” të mafies greke, teksa në katër vitet e fundit janë regjistruar 24 vrasje të cilat mund të vijnë nga bosët e rinj.

Në mjetin bujqësor që autorët tentuan të sekuestrojnë janë gjetur gjurmë gishtash për të cilat nuk është sqaruar nëse ndonjëra prej tyre është e përbashkët me ato të gjetura në motor por mund të ndihmojë në fazën e ardhshme të hetimit. Lidhur me motivin e autorëve të ekzekutimit të “xhaxhit Xho”, zyrtarët theksojnë se bosi grek merrej me kontrabandën e naftës.

Në fakt, në nëntor të vitit 2019, në kuadër të një hetimi të Drejtorisë së Policisë Financiare, u zbulua se cisternat në pronësi të tij po transportonin lëndë kontrabandë nga Bullgaria në një rrjet prej 24 pikash në Greqi.

Një prej njerëzve të bosit grek Giannis Skaftouros në këtë kompani u arrestua në Aspropyrgos teksa kontrabandonte naftë. Gjithashtu trafikanti grek merrej edhe me kontrabandën e cigareve dhe trafikimin e kokainës.