BALLKAN, 14 Maj 2022, 16:31

Ngjarje makabre në Greqi/ Djali vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës

Ngjarje makabre në Greqi/ Djali vret nënën me thikë dhe i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 78-vjeçare është masakruar për vdekje nga i biri, i cili më pas i ka vënë edhe flakën banesës. Mediat greke raportojnë se gruaja u gjet e vdekur ndërsa ishte goditur dy herë me thikë në gjoks, por nuk dihen detaje mbi shkakun që çuan të birin drejt këtij krimi.

I dyshuari kryesor për vrasjen është djali 48-vjeçar, i cili u arrestua, pasi u nxor fillimisht nga zjarrfikësit nga banesa e tij që po shkrumbohej rreth orës 4 të mëngjesit.

Dëshmitë e të afërmve dhe miqve të 78-vjeçares dhe fqinjëve të saj pritet të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Sipas informacioneve, disa nga banorët e shtëpive fqinje kanë dëshmuar se në orët e para të mëngjesit kanë dëgjuar zëra dhe zënka dhe më pas gruaja ka bërë thirrje për ndihmë.