BALLKAN, 13 Maj 2022, 21:30

Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për targat në Bruksel, Albin Kurti reagon nga SHBA: Beogradi nuk është i interesuar për…

Kosova dhe Serbia pa marrëveshje për targat në Bruksel, Albin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar nga SHBA për dështimin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, për çështjen e targave.

Ai tha se nuk i di arsyet pse nuk është arritur marrëveshja mes palëve duke theksuar se kjo do të sqarohet nga përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak.

 “Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, mirëpo besoj se ndërmjetësuesi Lajçak do të shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive.

Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ por qartazi Beogradi nuk është i interesuar që të ketë marrëveshje ndërkaq ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit.

I takon lehtësuesit që të sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe Lajçak është angazhuar shumë”, tha Kurti për RTK-në.